Vetëm 45 minuta kanë ngelur nga fundi i Superligës dhe shpallja e kampionit. Teuta kryeson ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1 kurse Vllaznia po fiton ndaj Laçit me rezultatin 1-0.

Durrsakët e nisën bindshëm sfidën me dy gola nga Devi Bregu e Lorenco Vila, por Mihana shtangu vendasit në minutën e 36-të me një gol të bukur.

Nga ana tjetër Vllaznia kaloi në avantazh falë penalltisë së Herald Markut, por shkodranëve i duhen më shumë gola për të pretenduar titullin.

Në Ballsh, Partizani është rikthyer në lojë teksa ndeshja është në barazim 1-1. Fillimisht për Bylisin shënoi Renato Spahiu, kurse për të kuqtë barazoi Cara.

Në sfidat e tjera Tirana po fiton 2-1 ndaj Skënderbeut kurse Kastrioti po mposht Kukësin minimalisht 0-1.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb