TIRANË- Ministria e Arsimit ka njoftuar sot mbylljen e regjistrimeve për të ndjekur studimet e larta në Universitet.

Sipas të dhënave të MAS, kanë mbetur të lira 3200 kuota në të cilat nuk është regjistruar asnjë student.

Afati i fundit për regjistrimet e maturantëve për në Universitet ka qenë data 1 nëntor. Skema e re e Ministrisë së Arsimit për ndjekjen e studimeve të larta u aplikua për herë të parë këtë vit. Por të shumta kanë qenë kritikat dhe akuzat e maturantëve ndaj këtij institucioni.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Arsimit të bëra publike në mbyllje të aplikimeve, në total janë regjistruar 22.963 studentë nga të cilët 18.584 në universitete publike dhe 4.379 në universitete private.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: