Në një komunikim për mediat, sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri u shpreh se procesi zgjedhor u zhvillua me sukses.

Ndër të tjera, Gjuknuri inkurajoi KQZ që të kryejë detyrën e saj deri në fund dhe të mos intimidohet nga deklaratat e politikanëve.

“Procesi ka shkuar më së miri, me pak problem për shkak të kushteve natyrore në disa vend. me rëndësi është që nuk ka pasur probleme serioze sa i përket administrimit zgjedhor. Falënderoj edhe ata komisioner që bënë gjithçka për të kryer detyrën e tyre. PS është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, por me rëndësi është që të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre dhe shumë shpejt do të njohin rezultatin. I bëj thirrje të gjithë administratës zgjedhore se gjithçka duhet të shkojë sipas ligjit , të mos intimidohen nga deklarata politike, por të ushtrojnë detyrën e tyre sipas ligjit deri në fund”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb