Të shumta janë rastet e personave të famshëm që kanë zbuluar pas shumë vitesh në karrierë të shkuarën e vështirë.

Një rast i tillë është edhe ai i atletit olimpik Sir Mo Farah, i cili ka zbuluar detaje rrëqethëse nga trafikimi i tij në Britani nga Somalia, e më tej me mbajtjen peng dhe torturat të cilat është dashur të kalojë.

The Times ka sjellë dëshminë e atletit somalez, emri i vërtetë i të cilit është Husein Abdi Kahin, është trafikuar në Britani nën një emër tjetër, ndërkohë që i babai i tij u vra në luftën civile.

Pas mbërritjes në Britani në moshën nëntë vjeçare, Farah rrëfen se jetonte me frikë dhe se asnjë vogëlush nuk meriton të kalojë atë që ka kaluar ai.

“Çdo ditë më duhej të gatuaja, të pastroja, të ndërroja pelenat. Nuk më lejohej të luaja me fëmijë të tjerë. Nuk më lejohej të isha vetvetja. Gjithçka që kam dashur ndonjëherë si fëmijë ishte të kisha prindërit e mi ose të kisha njerëz që do të kujdeseshin për mua. Por mu desh ta mësoja shumë herët që askush nuk do të ishte aty për mua, dhe thjeshtë hoqa dorë nga kjo ëndërr”, tha 39-vjeçari.

Në lidhje me emrin e tij të rremë, atleti tregon se nuk mund t’i thoshte askujt, pasi rrëmbyesit e tij e kishin kërcënuar se nuk do të shihte më kurrë familjen e tij.

Farah dhe gruaja e tij Tania treguan se si ai i kishte fshehur ndjenjat e tij për dekada për shkak të “traumës” së marrë nga ngjarja makabre e historisë së tij, kur ishte vetëm një vogëlush 8 ose 9 vjeçar.

Ndërkohë një hetim penal mund të nisë për çiftin i cili kishte shfrytëzuar Farah si shërbëtor.

Kur u pyet se pse u desh kaq shumë kohë për të zbuluar jetën e tij të hershme në Angli, Farah u përgjigj: “Mësova të mbyllesha në vetvete. dhe këtë ngjarje e mbylla shumë thellë brenda meje. Shpesh ndjehesha jo rehat, i pambrojtur, i vetmuar, dhe nëse nuk kisha guxim t’ia thoja as vetes sime si mund ta ndaja me botën?”, tha ai.

Si fëmijë unë mbyllesha në atë banjë dhe qaja çdo ditë. Lutesha dhe përgjërohesha që dikush të vinte dhe të më largonte që aty, por askush nuk erdhi…”, ka rrëfyer atleti katër herë kampion olimpik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përktheu: BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb