Baëshkia e Malësisë së Madhe ka mbyllur dyert deri ditën e hënë, për shkak se tre punonjës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, i cili raporton se pritet përgjigjja e testit edhe për 9 punonjës të tjerë, që kanë pas kontakte me të infektuarit.

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës, ndërsa do të hapet sërish ditën e hënë të javës së ardhshme.

Deri më tani, Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me COVID-19, një të infektuar dhe një viktimë, duke qenë ndër bashkitë më pak të prekura. Por, sot numri i të infektuarve ka shkuar në 5, ndërsa priten përgjigjet për 9 të tjerë.

“Njoftojmë se Bashkia Malësi e Madhe pas tre rasteve pozitiv me Covid-19 dhe në zbatim të udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë mbylljen e këtij institucioni deri ditën e Hënë, ndërkohë është kryer sot dezinfektimi i gjithë ambjenteve të Bashkisë Malësi e Madhe për të krijuar kushtet e favorshme të vijimit të punës ditën e Hënë. Faleminderit për mirëkuptimin!”, njofton bashia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb