KOSOVA

Kosova ka përmbyllur zyrtarisht fushatën zgjedhore. Partitë politike pavarësisht pandemisë, edhe sot si në ditën e fundit kanë zhvilluar tubime e mbledhje politike me simpatizantë e qytetarë.

Nesër Kosova shkon në heshtje zgjedhore, kurse pasnesër qytetarët i drejtohen kutive të votimit.

Nga ana tjetër në këto zgjedhje të parakohshme favorite për të fituar bazuar tek sondazhet mediatike rezulton Lëvizja Vetëvendosje, teksa disa parti kanë shprehur dëshirat për koalicione, por me disa kushte.

Këto janë zgjedhjet e para që Kosova i zhvillon në kushte pandemie, por edhe pa shumë figura të njohura politike si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi apo Jakup Krasniqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb