Moska urdhëroi mbylljen e konsullatës britanike në Shën Petërburg pas akuzave të bëra nga Londra për helmimin e ish-agjentit, Sergueï Skripal, duke i dhënë fund veprimtarive të saj, njoftoi sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Rusi.

“Disa ditë më parë u organizua pritja e fundit për nder të ditëlindjes së madhërisë së saj. Konsullata e Përgjithshme përfaqësoi Britaninë e Madhe për 26 vjet e pozicionuar në veri-perëndim të Rusisë. Për fat të keq, kapitullit të historisë sonë po i vjen fundi. Kjo nuk është zgjedhja jonë”, deklaroi Laurie Bristow, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, shkruan atsh.

Helmimi më 4 mars në territorin britanik të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergueï Skripal dhe vajzës së tij Ioulia nxiti një luftë diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe aleatëve të saj perëndimore, të cilët akuzojnë Rusinë, ndërsa Moska i përgënjeshtroi në mënyrë të prerë këto akuza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb