Është mbyllur sot kopshti i fëmijëve në fshatin “Pashalli” në Urë-Vajgurore. 1 edukatore dhe 1 sanitare në këtë kopsht kanë rezultuar “pozitive” me Covid-19.

Kjo ka sjellë dezinfektimin e ambjenteve të brendshme e të jashtme të kopshtit dhe mbylljen e tij nga Inspektoriati i Higjenës Berat, ndërkohë që nga ana e mjekëve epidemiologë po kryehet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit.

Infektimet janë përhapur së tepërmi edhe në shkolla,ku rezultojnë të infektuar mësues e nxënës. 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllak në Berat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Sinjë në Berat dhe 2 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat janë konfirmuar sot “pozitivë” me Covid-19.

Infektimet kanë vijuar edhe në Spitalin Rajonal të Beratit,ku rezutojnë të infekruara 2 Infermiere në Repartin Infektiv Covid-19. Edhe në Burgun e Beratit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë ende nuk janë shuar vatrat e infektimit. 1 gardian në Burgun e Beratit dhe 1 efektiv i policisë rrugore në DPV Berat rezultojnë të prekur me Coronavirus.

Infektimet kanë vijuar edhe në shumë institucione vendore ku: 1 punonjëse administrate në bashkinë Dimal dhe 1 punonjës në AKU Berat janë konfirmuar të prekur nga Coronavirusi.Edhe në fasoneritë që operojnë në Berat vijojnë vatrat e infektimit,ku vetëm sot janë komfirmuar “pozitive” me Covid-19 tre punonjëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb