Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka vendosur që të pranohen që të hyjnë në vend vetëm qytetarët e Shqipërisë që kanë certifikatë se kanë kryer tampon ndaj koronavirusit.

Gazetarja Arjola Onuzi raporton për “Balkanweb” se në këtë moment, pika kufitare e Vërmicës është mbyllur.

“Ka një urdhër nga qeveria e Kosovës, që kërkon certifikatë që është kryer tampon. Asnjë qytetar nga Shqipëria nuk lejohet për të hyrë në Kosovë. Nuk është lejuar që të hyjnë në Kosovë, duke krijuar fluks makinash. Nga Kosova në Shqipëri është fluks më të ulët sesa në atë nga Shqipëria në Kosovë.

Drejtori i Kufirit në Morinë tha se gjithçka është normale dhe kryhet kontrolli në mënyrë normale. Krejt ndryshe ndodh në Vërmicë. Qytetarët janë të pakënaqur. Pritet të shikohet se cfarë pritet të ndodhë në vijim, nëse do të mbetet në fuqi ky vendim nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, që nuk lejon askënd të hyjë në Kosovë, pa pasur certifikatë se ka kryer tampon”, shpjegoi gazetarja.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb