Zbardhen detaje nga mbledhja e Këshillit Politik, e cila vijoi bisedimet për gati 60 minuta, pak orë pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për ‘BalkanWeb’ qëndrimin e Opozitës së Bashkuar.

Sipas kësaj të fundit, çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik. Burimet thanë se opozita i qëndron marrëveshjes së 14 shkurtit.

“Opozita dënon show e ditës së djeshme, ku u zhvillua një mbledhje, në shkelje të rregullave të funksionimit të Këshillit Politik, që u tentua të mblidhej pa konsensus dhe pa praninë tonë. Opozita kishte konfirmuar që nuk merrte dot dje pjesë në mbledhjen dhe kishte propozuar dy opsione për mbledhjen e Këshillit (sot dhe nesër). Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Politik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim.
Opozita i qëndron marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit. Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet e domosdoshme ekspertiza e OSBE-ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias.”, thuhet në qëndrimin e opozitës së bashkuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: