Korça është shndërruar në epiqendrën e festimeve me festën më të madhe verore në Shqipëri. Festa e Birrës në Korçë mbylli natën e tretë të saj në një atmosferë të gëzueshme, ku mijëra njerëz festuan së bashku me Birra Korça dhe muzikë të zgjedhur. Festa e birrës bën bashkë shumë shqiptarë e të huaj në Korçë ku festohet në një atmosferë të veçantë plot energji e gëzim. Në tre netët e para të festës Birra Korça ka shënuar shitje rekord dhe ‘Gold by Korça’ e prezantuar vetëm 2 ditë më parë po bëhet shumë e preferuar.
“Është një birrë që më pëlqen shumë, dhe kam pirë pafund. Ne jemi nga Danimarka dhe kjo është birra më e mirë që kemi pirë në çdo vend tjetër. Është më të vërtetë një birrë shumë e mirë, shumë e këndshme, shijon si frutë. Është e shijshme pafund.”, tha turisti. Dy këndet e rëndësishme të festës, terminali i autobusëve dhe shtëpia e birrës u tejmbushën edhe mbrëmë nga turistë vendas dhe të huaj, të cilët çdo mbrëmje shijojnë atmosferën e jashtëzakonshme nën shoqërinë e birrës Korça.
Në skenën gjigante të terminalit të autobusëve performuan këngëtarët e njohur, Fifi, Luiz Ejlli dhe Xhesika Polo. Gjatë fundjavës në dy netët e fundit të festës së birrës pritet një numër edhe më i lartë turistësh. E organizuar për të 18 vitin radhazi kjo feste ka treguar që birra Korça, marka më e njohur dhe më tradicionale e birrës në Shqipëri, me një histori të gjatë dhe të pasur, mbetet më e preferuara.
(BalkanWeb)