Është shoqëruar me tensione dhe polemika diskutimet mes maxhorancës dhe opozitës për përzgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Maxhoranca, nëpërmjet përfaqësuesit e saj ka bërë thirrje që opozita të depozitojë emrat e propozuar e më pas të vijohet me proceset. Opozita, nëpërmjet Enkelejd Alibeajt dhe Fatmir Mediut bënë thirrje që të vijohet me procesin dhe të konsiderohen emrat e tyre, në mënyrë që të zgjidhet një President konsensual dhe jo të njëanshëm.

Diskutimet:

Shalsi: Ka qëndrime të ndryshme dhe ato u manifestuan sot. Kemi aluduar dhe kemi pasur dyshime në mënyrën se si i qasemi ne kësaj gjëje. Kemi thënë qartazi që deri më datë 30 nuk do të propozojmë. Rolin tuaj e kuptoni? Ka non sens sjellja që po bëni. Nëse doni të testoni opozitën, bëjeni. Nëse doni të testoni sinqeritetin e propozimeve tona mos i bini gjatë. Ejani dhe flisni. Ndërkohë jemi futur në një spirale diskutimesh të cilat jo etëm po e qartësojnë pozicionin tuaj, por nuk e ndihmojnë debatin. Nëse ka diçka më konkrete ta marrim në konsideratë.

Spiropali: Kërkohet një proces nga ne. Ne sot kemi një listë kushtesh, kriteresh dhe nuk kemi emra për të marrë pjesë në proces. Nuk e di nëse ka forcë politike që është shumicë. Pse e quani ilegjitim këtë dhe uleni me ne? Mos të fyejmë inteligjencën e qytetarëve. E nisim nga kjo. Ne kemi qenë të gatshëm për të folur me emra. Është diskutuar në parim dhe është folur për proces emrash. Edhe në takimin me Alibeajn këto janë të regjistruara, mund t’i merrni. Kemi rënë dakord dhe jemi të gatshëm, kushte nuk iu vëmë dhe s’duhet të na vini. Ne emrat tuaja i marrim përmes portaleve, por nga ana juaj s’kemi shkresa zyrtare e më pas të diskutojmë. Kemi ngritur proces prej disa muajsh. Patjetër që konsultohemi me forumet e partisë. Ky është procesi ynë. Eja të ulemi, sillni emrat, i diskutojmë, por na duhet të diskutojmë emra. Më pas firma, votë e mbështetje. Jemi të gatshëm të mbështesim një kandidat që plotëson kriteret e vendosura. Ama unë s’marr pjesë, se kam frikë të marrë pjesë dhe po ua lë unë topin, këtë se pranojmë. Nëse është problem i brendshëm i opozitës këtë se zgjidhim dot. Kjo është apolitike. Të ikësh nga një proces dhe t’i hedhësh fajin atit që po qëndron është apolitike. Orën e kemi, datën e kemi, ejani të ulemi dhe na sillni emrat. Kjo është kërkesa jonë.

Alibeaj: Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Ua kam çuar 15 ditë përpara dhe me lutjen që nëse do të kishit shtesë ta bënit, heshtje. Siç e dëgjuat ju ratë dakord. Së bashku gjejmë një kandidat dhe ai kandidat është propozim i përbashkët i palëve si provë që është serioz procesi. Është e njëjta gjë që ka ndodhur në procesin e zgjedhjes së Presidentit në 2002. Atëherë kishte një gjë që detyroi maxhorancën e asokohe. Ne po ju themi këtë gjë. Doni proces konsensual? Ku të marrë pjesë opozita? Ja disa rregulla, të marra nga e shkuara. Procesi i bërë në atë kohë ka qenë i mirë, ja arrihet në një kandidat në fund të procesi emrash, por ai kandidat i fundit duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve. Ju thoni sillni ca emra dhe nëse na pëlqen mirë, nëse jo koha u harxhua. Serioziteti kërkon këtë gjë. Këtij dokumenti sapo treguat që u tërhoqe. Kaq e thjeshtë. Kushdo që e merr me seriozitet një vendim të rëndësishëm, është e qartë për atë që ka ndodhur deri tani. Gjërat janë të qarta. Kemi qenë të hapur, e bëmë këtë me media. Ishte test për të kuptuar që presim nga opozita emra. Ne e bëmë hapin tonë të qartë, nuk doni është e qartë kjo punë. 71 vota të vjedhura i keni, por do të jetë President i mandateve të vjedhura. Do të jetë një ngërç që do t’ju shoqërojë. Merrni kohë dhe mendojeni.

Mediu: Për fatin e keq ne si opozitë pranuam se kush duhet të negocionte. Ka vetëm tre rrugë. Ose të ulemi dhe të propozojmë palët. Gjithsecila palë të propozojë kandidatin e vend. Ose të gjejmë kandidatë të qenësishëm. Rruga e tretë është që ky diskutim të mbyllet këtu. Duke marrë përgjegjësitë tona si opozitë. Të vazhdojmë të justifikojmë një veprim të njëanshëm është i pa pranueshëm.

Balla: Unë lexoj me vëmendje çdo dokument të ardhur nga opozita. E kam vlerësuar për pjesën që hodhi në letër disa prej kritereve që duhet të bazohet diskutimi për Presidentin. Ai dokument ka marrë dakordësinë tonë. Ju keni kërkuar të hiqni shumicës parlamentare të drejtën për të propozuar. Kemi negociuar me ju që të kemi negociata deri në raundin e tretë. Nuk mund të imponohesh sepse nuk quhet negociatë t’i thuash tjetrit nga këto të katërt të zgjedhësh dy. Ku janë katër njëlloj ku është negociata aty. Çështjen e firmave ua kam shpjeguar. 15 vite më parë ka pasur situatë të ngjashme, ku nga opozita është propozuar me firmat e opozitës. Gara ka përfunduar me rezultatin që dihet edhe pse nën tryezë ka pasur diskutim. Kemi 6 ditë kohë, deri të dielën në orën 16:00, më pas, unë e thash përsëri vazhdoj të besoj që opozita mund të vijë me një kandidat të vetin. Të mbledhë 20 firma ta depozitojë dhe kaq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb