KORCE- Një natë e veçantë plot surpriza, me muzikë të bukur shqiptare dhe birra “Korça” që derdhej lumë në gotat e konsumatorëve, miqve e vizitorëve nga gjithë bota, kjo ishte ajo çka ofroi nata finale e Festës së Birrës. Ndoshta si asnjëherë tjetër më parë, pjesëmarrja në festë ka shënuar shifra rekord, duke sjellë në hapësirat ku zhvillohet festa me mijëra qytetarë, turistë e vizitorë.

Për të nxehur mbrëmjen, përveç muzikës bashkëkohore me dj, kanë kënduar emra mjaft të njohur të muzikës shqiptare si, Vedat Ademi dhe grupi “Elita 5”. Një atmosferë e mbushur plot adrenalinë dhe frymë festive, diçka që ndodh vetëm në Festën e Birrës.

Stendat e birrës “Korça” kanë ofruar birrë të freskët e cilësore për konsumatorët, të cilët dinë ta vlerësojnë cilësinë e kësaj birre plot traditë e histori.

Ashtu si çdo natë, të panumërt ishin edhe turistët e huaj që shijuan birra “Korça” dhe atmosferën magjike të kësaj feste.

“Vijmë nga Italia, jemi këtu prej dy ditësh. Në fakt nuk e dinim për festen ,por kur e morëm vesh u gëzuam. Dua të falënderoj organizatorët që u japin mundësi njerëzve, veçanërisht të rinjve, të kalojnë bukur. Birra “Korça” më duket shumë e mirë. U bëj thirrje pjesëmarrësve në festë ta shijojnë ketë birrë të shkëlqyer, e cila së bashku me muzikën e bukur përbejnë një kombinim perfekt”, shprehet një turist italian.

“Birra është shumë e mirë. Ka një shije që personalisht me pëlqen shumë. Po ashtu edhe festa është e bukur e masive. Janë momente që ja vlen t’i shijosh së bashku me shoqërinë. Erdhëm për një shëtitje, por pjesëmarrja në festën e birrës “Korça” ishte vërtet një kënaqësi”, thotë një turiste.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa një turist gjerman shprehet se: “Birra më pëlqen shumë, është shumë e mirë. Unë vij nga Gjermania nga Bavaria, konkretisht dhe mund të them se birra “Korça” konkurron denjësisht me birrat gjermane. Gjithashtu edhe festa është fantastike”.

Po krahas zonave qendrore të organizimit të saj, festa e birrës “Korça” është ndjerë e bukur dhe e gëzuar edhe pranë retorantit tradicional të birra “Korça”, ku qytetarë e vizitorë të panumërt kanë shijuar birrë të freskët që vjen direkt nga fabrika, teksa dëgjonin live muzikën e bukur në mjediset e restauruara të restorantit.

Menaxherja e restorantit të birra “Korça” tregon se ditët e festës kanë sjellë mjaft konsumatorë, të cilët kanë dashur të shijojnë birrë të shijshme e gatim tradicional pranë restorantit të birra “Korça”.
Por ata që e njohin ndoshta më mirë traditën e bukur dhe shijen e papërsëritshme të birrës “Korça”, janë pikërisht qytetarët të cilët frekuentojnë këtë vend plot traditë ku kalojnë kohë të këndshme me familjen e shoqërinë.

Festa e Birrës është tashme një realitet i bukur i kthyer në traditë. Nata finale e Festës së Birrës dëshmoi besimin që konsumatorët kanë te birra “Korça” si produkt, ndërsa organizatorët krijuan një mjedis të hareshëm për të gjithë ata që bënë “Check in Korca” gjatë këtyre ditëve.

Festa mbaroi, por konsumatorët vazhdojnë të bëjnë gëzuar me birra “Korça”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb