Pas mbylljes së seancës plenare e cila nisi dhe vazhdoi me tensione, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat jashtë Parlamentit.

Ai u shpreh se mungesa e kryeministrit në Kuvend dhe delegimi i ministres Elisa Spiropali për interpelancës e kërkuar nga opozita, lidhur me çështjen “McGonigal”, ishte e turpshme.

“Është shumë e turpshëm tallja me Parlamentin, ajo çfarë kemi kërkuar është që kryeministri ka detyrim politik, ligjor, të përgjigjet kërkesës për interpelancë. Faktet e dala nga drejtësia amerikane i referohen atij, të dhënat kanë dalë nga zyra e tij. Nëse nuk vjen ka ndodhur diçka. Në dy seanca nuk ka ardhur, pra s’kemi kryeministër.

Kjo interpelancë ka një veçanti, bëhet fjalë për të dhënë shpjegime për fakte që sipas drejtësisë amerikane, implikohet Edi Rama. Nëse nuk vjen, ne do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë. Jemi para një vepre penale. Kërkoj procedimin penal”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: