Ervin Salianji, kandidati i tretë në listën e Partisë Demokratike në Korçë ka rezultuar të jetë kandidati më i preferuar nga qytetarët dhe demokratët. Në Bashkinë e Korçës po përmbyllet procesi i numërimit të votave nominale për kandidatët ku nga 159 kuti janë numëruar 159 prej tyre.

Nga 18.263 vota që Partia Demokratike mori në bashkinë e Korçës, 4913  vota preferenciale kanë shkuar për kandidatin Ervin Salianjin, duke e vendosur atë në krye të listës së kandidatëve më të preferuar.

Ndërkohë që pas Salianjit, renditet ish-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano me 4548 vota dhe i treti nënkryetari i PD, Edmond Spaho me 1900 vota.

Ervin Salianji gjithashtu udhëheq betejën e votave preferenciale edhe në Qarkun Korçë. Sot ka filluar numërimi në Bashkitë Pogradec dhe Maliq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: