Është mbyllur përfundimisht institucioni i paraburgimit në Sarandë. Në orët e para të mëngjesit të së dielës ka nisur dhe transferimi me furgonë policie i të paraburgosurve drejt Burgut të Fierit.

Mësohet se një pjesë e stafit të paraburgimit të Sarandës ka pranuar të transferohet me punë nëpër burgje të tjera të Shqipërisë. Ndërkohë që institucioni do të funksionojë edhe për pak kohë deri në plotësimin e dokumentacionit.

Tanimë familjarëve të këtyre të paraburgosurve, por edhe avokatëve apo prokurorëve do t’u duhet që për shërbimet në funksion të punës së tyre të shkojnë deri në Fier. Por edhe personat e paraburgosur t’i sjellin në Sarandë për seancat gjyqësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: