Dogana që lidh vendin tonë me Greqinë në Kapshticë nuk do të funksionojë për disa orë gjatë mesditës së sotme.

Shkak për këtë është bërë mbyllja e doganës nga ana e palës greke.  Dogana është mbyllur si pasojë e protestave  të fermerëve grekë. Ata kanë bllokuar rrugën me traktorë në shenjë proteste.

Dogana e Kapshticës nuk do të punojë nga ora 11:00 – 14:00. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

“Konkretisht do të ndërpritet puna, duke filluar prej ditës së sotme, në orën 11.00 deri në orën 14.00 thuhet në njoftimin e Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Kushdo që ka planifikuar të kalojë në shtetin grek përmes kësaj pike kufitare në këtë orar, do t’i duhet të presë deri në zhbllokimin e situatës me rifillimin e qarkullimit.

Fermerët grekë protestojnë kundër reformës së pensioneve dhe sistemit të ri të tatimeve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: