Zgjidhet kryetar i Komisonit te Rithemelimit për degën e Himarës dhe Bulqizës. Mësohet se drejtuesi i ri në Himarë do të jetë Afrovita Dhimojani. Sipas Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, Dhimojani fitoi me 39% të votave.

Ndërsa në Bulqizë, pas shtyrjes së zgjedhjeve ditën e dielë dhe probleme të ditës së sotme, pas numërimit të votave të anëtarësisë, fitues ka dalë Fatos Hoxha me 56.6% të votave.

NJOFTIMI

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Himarë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Himarë, ndërmjet 3 kandidaturave, shpallet znj.  Afrovita Dhimojani me 39% të votave.

***

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Bulqizë.

Pas numurimit të fletëve të votimit, ndërmjet 2 kandidaturave, Kryetar i PD Bulqizë u shpall, z. Fatos Hoxha me 56.6% të votave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: