Është mbyllur procesi i numërimit të votimit për kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se janë konfirmuar të gjitha listat e propozuara në tre rrethe, Lezhë Kurbin e Mirditë. Po ashtu mësohet se pjesëmarrja në votimet e anëtarëve ka qenë në rreth 60%. Kujtojmë se PD po zgjedh kandidatët për deputetë, përmes një procesi votimi mes anëtarësisë, për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb