Komisioni i Vlerësimit ka përmbyllur përzgjedhje e kandidatëve për deputetë teksa do i dorëzojë Kryesisë 326 emra për kandidatë për deputet.
Kjo ishte faza tre, pas një të anëtarësisë dhe dy të Komisionit të Vlerësimit.

Tashmë vendimtare do të jetë vota e Kryesisë së PD që do të zgjedhë 140 kandidatët finalë.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se janë të paktën deri më tani 80% e kandidatëve janë ngalista me 326 emra të Komisionit të Vlerësimit, kurse Kryesia dhe kryetari kanë tashmë të drejtën e propozimit të 20% të emrave për kandidatë.

Në fund Kryesia voton dhe zgjedh 140 kandidatët me të cilët PD do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit 20201.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb