MAQEDONI E VERIUT

Para pak minutash është mbyllur procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, ku pjesëmarrja e qytetarëve ka arritur në 44.4%.

Të dhënat janë regjistruar në orën 18.30, theksoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski. Derkovski tha se zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me disa parregullësi të vogla.

Nr Maqedoni
Nr Maqedoni

Sot në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet e gjashta presidenciale që nga pavarësia e këtij vendi. Pak mbi 1 milion e 808 mijë votues figurojnë në regjistrin zgjedhor, një shifër kjo që ka qenë e debatueshme prej vitesh në shtetin e vogle prej 2 milionësh.

Votuesit mund të zgjedhin në mes njërit garues, i konsideruar si i moderuar dhe properëndimor dhe tjetrit që mund të bllokojë proceset integruese të vendit. Stevo Pendarovski është kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare. Ndërsa, Gordana Siljanovska Davkova garon si kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së së opozitës, e vlerësuar si nacionaliste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb