TIRANE

Është zhvilluar edhe sot protesta e banorëve të zonës së Astirit në ditën e 22. Protesta ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë dhe ndryshe nga ditët e tjera, sot banoret janë shprehur se nuk do të pranojnë asnjë vlerësues të ARRSH duke nisur nga nesër. Ata kanë kërkuar legalizim të plotë për pronat e tyre, duke hedhur poshtë çdo marrëveshje të mundshme me ARRSH.

“ARRSH mos guxojë të sjellë vlerësuesit nesër. Nuk do të pranojmë vlerësuesit e ARRSH. Pasi të legalizohen të gjitha objektet shtëpi dhe biznese mund të nisim bisedimet”, u shprehën ata, gjatë protestës se sotme.

Ne proteste nuk munguan edhe parullat në mbrojtje të Daniel Dobrës, 18-vjeçarit të akuzuar për plagosjen e efektives së “Shqiponjave”, Ina Nuka.

“Edi Rama sikur të gjithë burrat t’i fusësh në burgjet e komunizmit do qëndrojnë gratë, fëmijët dhe pleqtë. Të gjithë jemi Danieli. Të gjithë kemi dalë për shtëpitë tona, poshtë ky krim që po na merr në qafë”, u shpreh një nga banorët.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb