GREQI
Qeveria greke ka vendosur të mbyllë qendrës e Athinës për shkak të protestave masive që po bëhen kohët e fundit në kryeqytet.
Rrugët kryesore të qendrës, Panepistimiou, Stadiou, Amalias dhe Vas.S Sofias janë aktualisht të mbyllura për shkak të një proteste të qytetarëve kundër ankandeve.
Por Partia Komuniste e Greqisë do të protestojë sot pikërisht kundër kësaj mbylljeje të qendrës së Athinës.
Ajo i bën thirrje qytetarëve, punëtorëve, të varfërve të marrin pjesë në protesta masive kundër shkeljes së të drejtave të tyre nëpërmjet kufizimeve.
(BalkanWeb)