Janë rikthyer sërish infektimet me koronavirus mes bluzave të bardha brenda Spitalit Rajonal të Beratit.

Një mjeke neurologe ka rezultuar “pozitive”. Mjekja jeton në qytetin e Durrësit por për shkak të mungesës së mjekëve specialistë në Spitalin e Beratit, ajo punon prej një viti në këtë spital, nga e marta në të premte. Mjekja mësohet se është infektuar nga bashkëshorti i saj,që punon në spitalin Covid-2 në Tiranë dhe që ka rezultuar “pozitiv” 5-ditë më parë.

Pas infektimit të mjekes neurologe,Drejtoria e Shëndetii Publik në Berat dhe Drejtoria e Higjenës kanë kryer dezinfektimin e ambjenteve të brendshme të spitalit dhe kanë mbyllur Repartin e Neurologjisë ku punonte mjekja,ndërkohë që janë karantinuar edhe 2 mjekë dhe 6 infermierë të këtij reparti, që do ti nënshtrohen kryerjes së tamponit.

Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se,vetëm në dy ditët e fundit është kryer një numër i lartë tamponesh në shkolla, kopshte e insitucione në të gjithë qarkun, ku ka pasur më herët të infektuar dhe mjekët epidemiologë janë në pritje të rezultateve të testimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb