NBA ka mbyllur sezonin e rregullt 2022-2023, duke përcaktuar edhe skuadrat që avancojnë më tej si në fazën play off ashtu dhe atë “play in”. Kështu, 6 ekipet e para të secilës Konferencë shkojnë direkt në fazën play off.

Ndërsa skuadrat e renditura në vendet 7-10 do të luajnë nga një ndeshje teke në “play in”, në fushën e ekipit të renditur më mirë. Dhe, dy skuadrat fituese do të avancojnë më tej në play off.

Në përfundim të sezonit të rregullt, ekipi i Milëaukee Bucks pati rekordin më të mirë, me 58 fitore e 24 humbje dhe do të ketë faktorin fushë në favor deri në “finale”. Ndërsa në Perëndim, në vendin e parë u rendit skuadra e Denver.

Nba Tabela

Los Angeles Lakers, pavarësisht fitores së fundit, nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i shtatë, për pasojë do të përballet me Minesottan në play-in. Në rast fitoreje, në play-off do të ndeshet me Memphis Grizzlies.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb