U luajtën ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt të NBA. Të 30 skuadrat e këtij turneu kanë zbritur dhe janë dhënë të gjitha verdiktet. Në Konferencën e Lindjes, Miami Heat e mbylli në krye, edhe pse humbi në derbi me Orlando Magic 111-125.

Në këtë sfidë shkëlqeu Oladipo me 40 pikë dhe 10 rebound, por që nuk mjaftuan përballë lojës kolektive të Orlandos. Vendin e dytë e mori Boston Celtics, teksa fitoi 139-110 ndaj Memphis Grizzlies, sfidë ku më i miri në parket ishte Tatum me 31 pikë. Vendasit e Grizzlies kishin siguruar vendin e dytë në Perëndim, ndaj shumicën e kohës luajtën me basketbollistët e stolit.

Surpriza më e madhe e sezonit të rregullt ishte mbetja jashtë play-off e Los Angeles Lakers, që edhe pse fitoi në shtesë 146-141 në fushën e Denver Nuggets, nuk arriti të hyjë as në zonën play-in. Monk realizoi 41 pikë për Lakers dhe Reaves triple-double, me 31 pikë, 16 rebound dhe 10 asiste, por ndeshja gjithsesi u zgjidh vetëm në shtesë.

Në Perëndim, në play-off kemi këto çifte: Phoenix-fituesi New Orleans/San Antonio, Memphis-fituesi Minesota/Clippers, Dallas-Utah, Golden State-Dnever. Në Lindje, Miami-fituesi Atlanta/Charlote, Boston-fituesi Brooklyn/Cleveland, Philadelphia-Toronto, Milwaukee-Chicago.

Play Off

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb