Sesioni parlamentar mbyll sot Legjislaturën e IX me votimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese. Sot kjo seancë është e veçantë dedikuar vetëm ndryshimeve kushtetuese ose me saktë votimit të draftit me amendime kushtetuese që janë të marrëveshjes së PS me opozitën parlamentare miratuar fillimisht nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve.

Por çfarë synon marrëveshja e 21 korrikut?

Në marrëveshjen me 4 pika të PS me opozitën parlamentare ku fillimisht iu dha ‘bekimi” marrëveshjes së 5 qershorit përveç grupit demokrat të Myslim Murrizit që dolën kundër.
Ndërkohë pjesa më e rëndësishme janë ndryshimet kushtetuese, dhe prekja e neneve 64 dhe 68 që sjellin ndalim të koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave.

Duket se ndryshimet kushtetuese sot do të votohen pa konsesusin e opozitës jashtëparlamentare pasi Gjiknuri ditën e djeshme në Këshillin Politik refuzoi propozimin me 6 pika të PD- LSI për hapjen e listave 100%. Opozita e Bashkuar propozoi që të prekej vetëm neni 68 i Kushtetutës dhe jo ai 64 që ndalon koalicionet parazgjedhore por Gjiknuri u largua nga tryeza duke premtuar se sot do të miratohen ndryshimet kushtetuese kurse më pas mund të ulen sërish në Këshill Politik për të shkruar rregullat për hapjen e listave dhe koalicionet.
Ndërkohë sot në seancën e fundit plenare për këtë vit dhe tashmë ndryshimeve kushtetuese i duhen 94 vota për t’u miratuar në Kuvend.

PROJEKTLIGJI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb