Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar pasditen e sotme në selinë e PS.

Rama deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat kanë arritur në fazën e dytë.

Kryeministri po ashtu foli për gjendjen e vështirë ekonomike dhe inflacionin për të cilin tha se është një forcë e madhe që i ka goditur të gjithë dhe se është bërë gjithçka për ta luftuar atë.

“Kemi nisur punën për zgjedhjet vendore dhe tani kemi hyrë në fazën e dytë të procesit të organizimit për të cilin kemi folur sot. Kjo vjen në një kontekst shumë të jashtëzakonshëm për shkak të situatës ku ndodhet bota e sidomos Europa. Inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marrë hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit të lehtësojmë këtë dhimbje, pjesë e kësaj është edhe komunikimi i vazhdueshëm. Ky ishte thelbi i takimit të sotëm”, u shpreh Rama në përfundim të takimit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: