Merr fund “telenovela” mes Panathinaikosit dhe PAOK-ut për mesfushorin shqiptar, Ergys Kaçe. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime pranë lojtarit korçar, se pak orë më parë Kaçe ka firmosur për Panathinaikos. Klubi nga Athina ka si opsion të drejtën e blerjes përfundimtare nga PAOK-u pas përfundimit të sezonit. Mësohet se marrëveshja mes dy klubeve është bërë që Panathinaikos të mbulojë 60% të pagës vjetore të Kaçes, ndërsa pjesa tjetër të paguhet nga selanikasit. Mesfushori merr një pagë neto prej 400 mijë eurosh në vit dhe prej më shumë se një muaji, drejtuesit e dy klubeve nuk po binin dakord. Megjithatë, këtë të shtunë u vendos gjithçka. (o.k/BalkanWeb)

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-mbyllet-telenovela-zbulohet-ku-firmosi-ergys-kace/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb