Urgjenca Qendrore Kirurgjikale në QSUT ka mbyllur dyert për pacientët prej dy ditësh. Ky fakt është bërë i ditur nga gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’.

Mësohet se kjo godinë do të kthehet në Urgjencë infektivi, ku do të presë rastet me koronavirus, duke nisur nga 1 janari.

Shkak është bërë fakti se spitali Infektiv do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni. Gazetari Skëndaj tha se tashmë urgjencat kirurgjikale nuk do të trajtohen më në këtë godinë, por me një grafik do të bëhet shpërndarja në dy spitale të tjera.

Bëhet e ditur se nga e enjtja deri të dielën, urgjencat kirurgjikale do të drejtohen në spitalin e Traumës, ndërsa nga e premtja deri të shtunën, te “Shefqet Ndroqi”. Tashmë të gjithë peshën e pandemisë së COVID-19 do të duhet ta përballojë spitali COVID 3.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb