Për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), është mbyllur kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Drejtori i kompleksit të xhamisë al-Aksa, Omar al-Kiswani, deklaroi se lutjet do të vazhdojnë të bëhen jashtë. Nuk dihet se deri kur do jetë i mbyllur kompleksi Al-Aksa.

Për myslimanët, Al-Aksa përfaqëson faltoren e tretë më të rëndësishme, kurse hebrenjtë pretedojnë se në këtë vend dikur kanë ekzistuar dy tempuj hebrenj.

Ky vend shpesh është skenë e përplasjeve midis dy grupeve fetare, veçanërisht për shkak se izraelitët futen shpesh në faltore në shoqërim të policisë izraelite.

Në Izrael, gjyqi ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, që duhej të fillonte këtë javë, është shtyer për dy muaj për shkak të kufizimit për tubime publike.

Izraeli ka futur masa rigoroze të udhëtimit dhe karantinës më shumë se një javë më parë, por numri i rasteve të konfirmuara është dyfishuar në dy ditët e fundit, në rreth 200.

Të shtunën, qeveria njoftoi se restorantet, qendrat, kinematë, palestrat dhe kopshtet e fëmijëve do të mbyllen. Shkollat ​​dhe universitetet tashmë janë mbyllur deri në muajin tjetër.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb