Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi ka reaguar pas mbylljes së zyrave të ADISA-s për shkak të infektimit me COVID-19 të disa punonjësve.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Baçi shkruan se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Sipas tij qytetarët janë të privuar tashmë nga shumë shërbime dhe të rriskuar nga infektimi.

POSTIMI I PLOTË
JANE TË PAPËRGJEGJSHËM.
Mbyllet shërbimi i ADISA, në Fier, një institucion, shumë i rëndësishëm, që me reformën e famshme të rilindjes, grumbulluan një sërë shërbimesh dhe bënë që qytetarët, të hallakaten akoma më shumë dhe të paguajnë nën dorë për të marrë shërbimet e domosdoshme që janë detyrim i shtetit për qytetarët e vet.

Por sikur mos të mjaftonte kjo amalgamë përzierjesh në shërbime, falë papërgjeshmërisë së qeverisë së rilindjes në menaxhimin e Covid-19, ky shërbim mbyllet fare, si rrjedhojë e infektimeve serioze të shumë punonjësve të këtij institucioni.

Gënjejnë hapur dhe mashtrojnë kur thonë është një punonjës, janë shumë dhe ka kohë që e dinin dhe e mbanin fshehur situatën, për arsye që këta vetë i dinë.

Gjendja është e rëndë dhe patjetër që ka shumë qytetarë që kanë marrë shërbimet dhe kanë kontaktuar me këta punonjës dhe nuk dihet zinxhiri i infektimeve ku do përfundojë.
Dikush duhet të përgjigjet dikush duhet të mbajë përgjegjësi, por të papërgjegjshmit vazhdojnë me manipulime dhe fshehje të realitetit.

Qytetarët e Fierit, Patosit, Roskovecit etj..janë të privuar tashmë nga shumë shërbime dhe të rriskuar nga infektimi, por përpos kësaj papërgjegjshmëria e tyre vazhdon të jetë edhe në mos lajmërimin e qytetarëve, me anë të TV lokale apo mjeteve të tjera të informimit dhe qytetarët nga shumë zona të largëta vijnë për kryerje shërbimesh dhe përballen me disa njoftime të thata të vendosura mbi xhama të institucionit dhe kaq.

Janë të papërgjegjshëm totalisht, janë të korruptuar dhe në degradim të përgjithshëm.
Ka vetëm një zgjidhje largimi i tyre me çdo mjet dhe çdo mënyrë demokratike, aq më tepër duke pasur parasysh dhe krye të marrin e tyre, që çdo ditë e më shumë, shton marrëzitë e tij të pakonkurrueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: