Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka konsideruar kriminale nga Prokuroria e Dibrës faktin e mosfillimit të hetimeve për Ramën dhe ministrat, deputetët e drejtorët e përfshirë në shitblerjen e votës në 2016.

Vasili thotë se drejtësia e re e pati kurajon mos fillojë hetimin, teksa ironizon me një foto duke shkruar që nëse nuk i kapi dot ajo, atëhere Rama,Tahiri, Manja, Gjiknuri e Qefalia janë kusarët rilindas të votës në Dibër.

Me këtë akt, sipas Vasilit është provuar hapur se edhe drejtësia e re është e kapur nga qeveria. Po ashtu Vasili ka kritika edhe ndaj SPAK duke theksuar se është mbrapa dhe zhgënjyes krahasuar edhe me drejtësinë e vjetër, si dhe s’ka asnjë krahasim me Krimet e Rënda.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Dosja 184 dhe Drejtesia e Re si mburoje e llumit kriminal te Rilindjes dhe si zhgenjim i shqiptareve!

Edhe me pesimisti lidhur me Drejtesine e re ka mbetur i habitur, kur ka pare se si kjo Drejtesi e re pati kurajon kriminale qe te mos filloje hetimin per dosjen 184, apo thene thjesht proven me kriminale te shitblerjes se votes nga Rilindja qe nga Rama, Ministra, Deputete e drejtore gjithfaresh.

E pati kurajon Drejtesia e re te mos filloje hetimin edhe duke pranuar zyrtarisht po vete prokuroria, qe shitblerja nga votes nga rilindja kishte ndodhur.

Kater vjet e me shume pas miratimit te Reformes ne Drejtesi dhe ngritjes se institucioneve te reja eshte zhgenjim i thelle qe e ashtuquajtura Drejtesi e Re eshte akoma kaq larg edhe Drejtesise se Vjeter.

SPAK-u eshte sot kaq mbrapa dhe zhgenjyes dhe s’ka asnje krahasim me Prokurorine e dikurshme te Krimeve te Renda.

Prokuroria e Re eshte shnderruar ne nje Mbyllese e palodhur çeshtjesh dhe justifikuese e qeverise me e zellshme se qeveria vete.

Prokuroria e re eshte mjaft larg edhe Prokurorise se dikurshme.

Dosjes 184 ja ka dhene verdiktin i gjithe populli, qe i ka degjuar me veshet e tij se si llumi i rilindjes u derdh ne Diber per te blere vota e per te mobilizuar kriminele per te realizuar grabitjen qeveritare te votes.

Dosja 184 eshte e njohur nderkombetarisht edhe pas publikimeve te gazetes BILD dhe VOA.

Dosja 184 si dhe 339 u bene shkak, qe ne Kushtet per hapjen e Negociatave u shtua hetimi dhe denimi i dosjeve te krimit elektoral.

Ky shqetesim madhor mbarepopullor dhe nderkombetar nuk u degjua vetem nga veshet e Prokurorise dhe SPAK-ut.

Cdo duatrokitje ne shqip dhe anglisht per kete Drejtesi te re eshte akt armiqesor dhe kundervenie ndaj te gjithe popullit shqiptar.

Drejtesine e re dhe kapjen e saj e provojne hapur dhe publikisht veprimet dhe mosveprimet skandaloze, te cilat kane rrenuar besimin e shqiptareve, qe prisnin vepra konkrete dhe jo krijimin e nje mburoje mbrojtese juridike per korrupsionin dhe krimin qeveritar te rilindjes.

Zhgenjimin ndaj Drejtesise se Re nuk e mbulon dot asnje deklarate propagandistike Ambasadoresh, te cilet per justifikuar miliona euro te hedhura dëm, duan me nje insisistim qesharak te shesin kallpin per flori.

Meqenese Drejtesia e Re “nuk i pa dot”, shiheni vete dhe foton e kusareve rilindas te votes ne Diber te Dosjes 184, qe tashme  i njeh gjithe Shqiperia dhe gjithe bota.

Pamjet të tjera nga komisariati i Bulqizës, sharje e ofendime mes të rinjve e policëve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb