KAPSHTICË 

Është mbyllur zyrtarisht pika kufitare e Kapshticës, pas kërkesës së palës greke, pasi rastet e Covid-19 janë shtuar në Greqinë Veriore.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se  mëngjesin e kësaj të premte, Kapshtica është mbyllur. Sot janë krijuar radhë të gjata të kamionëve në Kapshticë.

Shoferët shprehën habi, pasi janë të vetmit që punojnë në çdo kohë, pavarësisht kushteve dhe masave. Kapshtica do jetë e mbyllur deri më 4 dhjetor, kur pala greke do dalë në njoftim nëse do të hapet sërish dogana apo do mbyllet.

Pala greke ka mbyllur pikën kufitare, me argumentin se janë shtuar rastet e Covid-19 në pjesën veriore të Greqisë. Në aksiin Korçë – Kapshticë do ketë kontrolle.

Kamionët tashmë janë larguar, tani nuk ka automjete dhe as qytetar që presin nga pala jonë.

Për udhëtarët që do të mund të udhëtojnë përmes Kakavijës, do të bëjnë edhe testin ndaj Covid-19 pikërisht aty, do jenë teste të shpejta, për të vërtetuar nëse testi i tyre i kryer në Shqipëri është i vërtetë apo jo. Duhet të rezultojnë negativ që të kalojnë për në shtetin helen.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb