Ditën e sotme po mbahet një protestë përpara Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit “Zybeide Hanim”.
Gazetari Osman Stafa në një raportim për News24 tha se prindërit e cilësojnë vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljen, si të padrejtë.

Me pankarata në duar, prindërit kundërshtojnë vendimin e qeverisë, duke kërkuar hapjen e kopshtit. “E dua kopshtin, si Zaho të vetin”, ishte një nga parullat në protestë, ndërkohë që fëmijët në formë simbolike janë vendosur me karrige e tavolina dhe vizatojnë.

“Protestë e veçantë. Mbyllja e kopshtit Zybeide Hanim i mbyllur me vendim të qeverisë. Prindërit kanë ndjekur edhe seancën gjyqësore të javës së kaluar ku ka qëndruar në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave, sot po protestohet me fëmijët para Kryeministrisë.

Prindërit të vendosur të protestojnë sepse e cilësojnë të padrejtë e të paarsyeshëm vendimin.

Prindërit kanë dalë me pankarta dhe janë të shoqëruar nga fëmijët 3-6 vjeç që ishin pjesë e këtij kopshti”, tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb