Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije se ka zhvilluar ditën e sotme një takim me një përfaqësi të prindërve të fëmijëve të kopshtit Zubejde Hanim, të institucionit arsimor Turgut Ozal.

Përmes një postimi në Facebook Meta bëri me dije se prindërit e njohën atë me zvarritjet e shumta dhe të qëllimshme të procesit gjyqësor, që ata si prindër kanë nisur ndaj veprimeve arbitrare dhe të paligjshme të qeverisë.

Më tej ai shkroi se “shqetësim madhor dhe shumë i dhimbshëm është trauma dhe dëmi i jashtëzakonshëm psikologjik i shkaktuar tek fëmijët, i dokumentuar ky përmes akt ekspertizave nga psikologë të licensuar në Republikën e Shqipërisë”.

Postimi i plotë: 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta priti sot një përfaqësi të prindërve të fëmijëve të kopshtit Zubejde Hanim, të institucionit arsimor Turgut Ozal.

Prindërit e njohën z. Meta me zvarritjet e shumta dhe të qëllimshme të procesit gjyqësor, që ata si prindër kanë nisur ndaj veprimeve arbitrare dhe të paligjshme të qeverisë.

Z Meta gjithashtu u njoh me të gjitha hapat e njdekur nga komuniteti i prindërve, në lidhje me mbylljen e kopshtit, si komunikimin që ata kanë pasur me përfaqësuesit e selive diplomatike të vendeve të BE në Tiranë, marrëveshjen që ata kanë arritur me rrjetin për gazetari investigative “Follow the Money”, me seli në Amsterdam, për të investiguar rastin në fjalë, si dhe kërkesat e tyre për takim me anëtarë të kabinetit qeveritar përgjegjës për këtë rast, kërkesa të mbetura pa përgjigje.
Shqetësim madhor dhe shumë i dhimbshëm është trauma dhe dëmi i jashtëzakonshëm psikologjik i shkaktuar tek fëmijët, i dokumentuar ky përmes akt ekspertizave nga psikologë të licensuar në Republikën e Shqipërisë.
Z. Meta shprehu sërish solidaritetin e plotë me prindërit dhe fëmijët e traumatizuar nga veprimet e qeverisë Rama, të cënuar në sigurinë juridike të tyre dhe të privuar nga e drejta universale për t’u arsimuar.
Partia e Lirisë do të ndjekë çdo veprim parlamentar dhe politik në mbrojtje të këtyre familjeve, duke vlerësuar mbi gjithçka interesin më të mirë të fëmijëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb