KAKAVIJË

60 shqiptarë ngelën në zonën neutral kufitare në Kakavijë mes dy shteteve Shqipërisë dhe Greqisë por që u lejuan më pas të futen në Shqipëri duke u vetëkarantinuar për 14 ditë.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi se shqiptarët nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri për shkak të masës për mbylljen e kufijve me të gjitha vendet.

Qytetarët u shprehen se nuk lejohen nga pala shqiptare të kthehen në atdhe teksa ajo greke lejon çdo qytetar shqiptar të dalë nga shteti i tyre. Por pala shqiptare ka ndryshuar vendim duke i lejuar të hyjnë këta persona në atdhe sipas procedurave.

E njëjta situatë ndodhi edhe paraditen e sotme ku 20 shqiptarë u bllokuan bashkë me një trup të vdekur që familjarët po e sillnin për ta varrosur në Shqipëri por pala shqiptare vendosi po njësoj duke i lejuar.

Në pikën kufitare të Kakavijës dhe çdo tjetër kalojnë vetëm kamionët e mallrave kurse qeveria ka organizuar një operacion riatdhesimi me rreth 1370 shqiptarë.

Ndërkohë deri nesër shqiptarët në Greqi do të mund të vijnë në kufi pasi kryeministri grek ka lajmëruar se do të kthehen mbrapsht ata që do të lëvizin drejt kufirit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb