Kryebashkiaku minoritar i Finiqit, Kristo Kiço i ka drejtuar një letër Greqisë, saktësisht zv. ministrit të brendshëm grek për të hapur pikën kufitare të Qafë- Botës për kalim të qytetarëve.

Në letrën e siguruar nga gazetarja Shpresa Dine për BalkanWeb, Kiço thekson se duhet të lejohet lëvizja e automjeteve sipas rregullave të vetë Hardalias.

Më tej ai kujton se në Bashkinë e Finiqit jetojnë më shumë se 30 mijë banorë me nënshtetësi të dyfishtë të cilët u duhet të lëvizin në Greqi dhe në Shqipëri për arsye shëndetësore apo për punë dhe këtë e kanë të nevojshme.

Greqia në mes korriku hapi kufirin me Shqipërinë vetëm nëpërmjet pikave kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, vetëm për emigrantët me leje qëndrimi, me letra greke ose rezidentë.

LETRA E KRISTO KIÇO
I dashur Z. Hardalia,
Në radhë të parë dëshiroj t’ju përgëzoj për menaxhimin korrekt dhe efektiv të krizës shëndetësore të shkaktuar nga virusi korona deri më tani, duke marrë parasysh që vazhdimi i masave mbrojtëse kundër këtij rreziku bëhet i domosdoshëm në varësi të rrethanave.
Kjo krizë për ne ishte dhe mbetet një makth e papritur që ndryshoi jetën tonë dhe diktoi rregulla të reja të ndërveprimit shoqëror dhe komunikimit midis nesh. Ne i respektojmë këto rregulla, si dhe recetat e shteteve greke dhe shqiptare për masat e mbrojtjes, por edhe për lëvizjen e kontrolluar nëpër vendkalimet kufitare të dy vendeve, por në të njëjtën kohë, ne, si autoritet komunal i Finiqit në kufirin me Igumenicën, do të donim siguroheni që lëvizja e kontrolluar e qytetarëve dhe automjeteve që bëhet me porosinë tuaj në Kakavia të bëhet në Doganat e Mavromatit. Kjo pasi porta e Kakavia nuk duket se është e mjaftueshme për të trajtuar të gjithë trafikun tranzit që po zhvillohet këto ditë.

Unë duhet të kujtoj se në Bashkine e Finiqit jetojnë më shumë se 30 mijë banorë me nënshtetësi të dyfishtë, të cilët, për probleme të ndryshme shëndetësore dhe të punës, duhet të lëvizin menjëherë.
Faleminderit për mirëkuptimin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb