TIRANE- Menjëherë pas mbylljes së seancës së Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo mbyllje firmosi kapitullimin e kësaj mazhorance.

“Në kompleksin e krimit mazhoranca firmosi kapitullimin, mbylli parlamentin. Kjo është zgjidhja e tyre, ja mbathën nga frika. Ky akt i pashembullt nuk ka ndodhur kurrë që burra si këta ja mbathin e mbyllin parlamentin në protestën kundër krimit, qytetarëvëe. Ti hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, thas Berisha.

Ai më tej u shpreh se, “Përshëndes qytetatët që janë nisur nga të 4 skajet e vendit. Kjo mazhorancë nuk ka të ardhme, është e gllabëruar nga krimi. PD është parti e vlerave, e parimeve demokratike, parimet janë më të forta se të gjitha mjetet e krimit të kësaj mazhorance se të gjitha qelbësirat që kanë futur në administratë, do protestojnë qytetarët pa dallime partiake. Në mitingje do gjeni mijëra socialistë dhe njerëz pa parti që nuk janë mbatharakë si puna e këtyre, që mbyllin parlamentin si të ishte kuzhina e Lilos. Ky është akti më i shëmtuart. Këta kanë frikë të tmerrshme nga krimet që kanë kryer dhe më të cilat ushqehen”.

Sipas Berishës, kjo është fitorja e parë që korrin qytetarët sot. Ai shtoi se pikërisht prezenca e tyre sot në kryeqytet i ngjalli frikën qeverisë.

“Përgjegjësia qytetare është më e fuqishme se lidhja me krimin e këtyre qytetarëve. Kjo datë shënon fitoren e parë të madhe të qytetarëve shqiptarë që me vrullin e tyre përzunë një mazhoranvë të molepsur kokë e këmbë me krimin. Nëse s’do e kishin ndjerë që Shqipëria është sot në Tiranë, që ata ti përzërë nga aula e Parlamentit. Kjo është fitorja e madhe e qytetarëve, nuk është fitorja e PD”, shtoi Berisha.

Ndërsa menjëherë pas kësaj deklarate Berisha ka postuar edhe një status në Facebook, ku shkruan se, “Shqipëria po vërshon drejt Tiranës nën moton “të hedhim murin e krimit, t’i hedhim t’i hedhim qelbësirat”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: