Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me mbylljen e kopshtit “Mehmet Akif” dhe kolegjit turk “Turgut Ozal”.

Gazetari Agim Baçi, ka deklaruar se një nga çështjet shqetësuese në këtë çështje është ajo që do të ndodhë me nxënësit shumica e të cilit janë me bursa.

Ai shtoi se është zgjedhur momenti dhe mënyra e gabuar edhe ënse një vendim i tillë është marrë nën një presion diplomatik.

“Nxënësit minimalisht nuk dinë ku të shkojnë. shkolla ka marrë shumë medalje madje nuk di si do ja bëjë kryeministri ballë tyre sepse disa prej tyre kanë marrë edhe medalja ari. Qeveria është treguar e papërgjegjshme edhe nëse ka një presion diplomatik, është zgjedhur momenti dhe mënyra e gabuar. Ka nisur shkolla, janë me bursë, ku do të shkojnë ato nxënës në një shkollë me të njëjtin nivel. Çdo të bëhet me këto nxënës?

Do të humbim gjyqin siç ka ndodhur edhe më parë në Arbitrazh dhe do ta paguajmë por më shqetëson çdo të bëhet me ato fëmijë.

Duhet të ishin mbyll dhjetëra shkollë si justifikimi për palestrën.

Ato nxënës ose Ministia e Arsimit ose dikush nga Kryeministria duhet ti priste”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb