Pas mbylljes së të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve nga qeveria, pritet t’i jepet pushim në datat 10-23 mars edhe njërit nga prindërit, që kanë fëmijë të vegjël në shtëpi.

Qeveria ka gati vendimin për pushimin e njërit prej prindërve, në mënyrë që të kujdesen për fëmijët, që nuk do të shkojnë në shkolla, kopshte e çerdhe, pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri.

Kujtojmë se një gjë e tillë u propozua ditën e djeshme nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa tashmë ka marrë miratimin e qeverisë dhe pritet të futet në zbatim.

  • foto galeri

Në vendimin që siguron “BalkanWeb” thuhet ndër të tjera se ky vendim duhet zbatuar edhe nga punëdhënësit privatë në vend.

“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

*BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb