Mbyllja e jetimores në Vlorë, në kudër të një projekti pilot, ka shkaktuar mjaft shqetësim në opinionin publik ditët e fundit.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka nisur një audit përputhshmërie dhe vlerësues duke patur në fokus planin kombëtar për deinstitucionalizimin e institucioneve 2020-2021. Kontrolli tashmë ka nisur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimit Social ku do verifikohen të gjitha hallkat e kësaj procedure.

Mësohet se KLSH do të verifikoj formën dhe mënyrën e zhvillimit të projektit ku e ardhmja e fëmijëve jetim është në fokusin kryesor të këtij kontrolli, për të garantuar jetesën e tyre. Kujtojmë se fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve deri në dhjetor do detyrohen të kthehen në shtëpitë biologjike apo të birësuara, për shkak i aplikimit të një projekti pilot, i cili do të aplikohet për fuqizimin e familjeve dhe njehsimin e ligjit sipas modelit holandez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: