Komiteti Teknik u mblodh sërish ditën e sotme, e njoftoi masat e reja që janë vendosur nga COVID në vend.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, njoftoi se do të hiqet përdorimi i maskave mbrojtëse në ambientet e hapura, si dhe ka ndryshuar ora policore. Ndryshe nga se është aktualisht, duke nisur nga një qershori, ora policore nis në orën 23:00 e përfundon në 06:00.

Rakacolli tha se po diskutohet që të bëhet një ristrukturim i spitaleve COVID në vend, e rastet, duke qenë se janë më të pakta, të përqendrohen më së shumti në spitalin COVID 1, ndërsa spitali COVID 2, të kthehet i gatshëm për të mirëpritur pacientë që paraqesin problem të tjera shëndetësore.

“Patjetër që po, sistemi shëndetësor mbetet në këmbë, në përballje të problemeve të shkaktuara. Natyrisht që një organizim i strukturave po mendohet. Do të bëhet me dije në momentin që do të quhet e arsyeshme të bëhet.

Është moment i rëndësishëm, nuk duhet të gëzohemi e të mendojmë që pandemia ka mbaruar. Ajo s’ka ndodhur, ka nevojë për kujdes. Izolimi i pacientëve dhe kontakteve të tyre është elementi kyç i ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit”, u shpreh Rakacolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb