TIRANE

Teatrot do te rihapen duke ruajtur distancen. Drejtori i Teatritr Eksperimental, Kiço Londo flet per nje prej menyrave se si publiku do riqaset me artin pas 7 muajsh mbylljeje 

Mbyllja disamujore e teatrove vazhdon, por këtë të enjte, Jul Ccezari i Shekspir me regji të Ivica Buljan rikthehet për publikun.

Si një rrekje për të zgjuar skenën teatrore, si një nevojë pas thatësirës kulturore dhe si domosdoshmëri për  të ngacmuar ndërgjegjet, Bruti, Ccezari  dhe Mark Antoni do të rivënë në dyshim rënien e republikës dhe Romën e kudogjendshme.

Kico Londo, drejtor i Teatrit Eksperimental

“Jul Cezar’ do të vihet në skenë e teatrit veror te Akademise se Arteve. Përvecc këtu shfaqja do të shkojë në rrethe të ndryshme, nga Kukesi, ne Rreshen, Puke, Gjirokastër e Sarandë, gjithashtu në ambiente të hapura si edhe ne festivale si ai i Dibrës së Madhe si edhe në Prishtinë”, thotë Londo

Jul Cezar nuk do të jetë e vetmja, Londo kërkon të shfaqë në rrethe edhe Antigonën. Por gjithesi, ai që i duket si tur i teatrit në rrethe, ku ka e nuk ka godinë teatri, për kohën kur ndodh, është një sforco e diktuar nga masat anticovid dhe mbyllja e teatrove.

“Po, jam dakord me ju, është një sforco, por ne, Teatri Eksperimental, kemi lëvizur gjithnjë nëpër rrethe. Megjithatë, unë mendoj se shumë shpejt do jemi në sallën e teatrit, duke respektuar disa masa e rregulla, me matje temperature e me distancë, por do jemi”- thotë Londo.

Shtete si Italia dhe Greqia kanë nisur tashmë jetën kulturore duke respektuar rregullat.  Në muajin e shtatë të djerrinës kulturore, pyetja është nëse Saharaja mund të jetë dyvjeccare sa parashikohet pandemia.

Drejtori i Eksperimentalit, regjisori Kicco Londo vëren se nuk do të shkojë dy vjet. “Ne do t’i nisim shfaqjet me kujdes për distancën. Sigurisht e di që situata është e paqartë, por Teatri Eksperimental është i qartë. Ne do të mundemi të gjejmë drejtimin e duhur”.

Jul Cezar është shfaqja e fundit që u vu në skenë e teatrit që u shemb më 17 maj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb