Shoqata e Transportit do të protestojë nesër pasi qeveria nuk hap ende urbanet dhe furgonat për qytetarët.

Po ashtu kjo Shoqatë i ka drejtuar disa kërkesa qeverisë, dhe veçanërisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë aty ku dhe do të protestojnë nesër.

Kërkesa themelore është rihapja sa më shpejt e transportit publik por nga ana tjetër kanë dhe kërkesa ekonomike ku kërkojnë subvencionie apo falje të taksave të paktën për 2020.

 

 

KËRKESAT NGA SHOQATA E TRANSPORTEVE

1.Heqja e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.

2.Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.

3.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.

4.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.

5.Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020

6.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb