Të paktën 22 emigrantë, pjesa më e madhe fëmijë gjetën vdekjen kur dy anijet me të cilat udhëtonin nga Turqia u mbytën gjatë lundrimit për në ishulljt e Rodit dhe Kalimnosit në detin Egje.

Zyrtarët grekë thanë se 19 vetë gjetën vdekjen dhe 138 u shpëtuan të enjten dhe sot pranë Kalimnos. Tre të tjerë u mbytën pranë Ishullit të Rodit dhe gjashtë u shpëtuan. Tre persona figurojnë të zhdukur.

Vdekjet e fundit pasojnë mbytjen e 17 personave, 11 prej të cilëve fëmijë të mërkurën pranë ishujve të Lesbos dhe Samos po në detin Egje.

Mijëra azil-kërkues nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë marrë udhëtimin drejt Evropës në kërkim të një jete më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras tha se ndjehej i turpëruar nga paaftësia e Evropës për t’iu përgjigjur me efektivitet kësaj drame njerëzore. Ai tha se ka rëndësi të madhe që Egjeu të mos shndërrohet në varrezë për njerëz që ikin nga lufta dhe tmerret.

(m.k/VOA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: