Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Himarë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 66-vjeçari S.M., duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:33.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi: Sot, rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: