Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për nëntë persona të zhdukur pasi një anije peshkimi u përmbys në brigjet jugperëndimore të Koresë së Jugut. Anija 24 tonëshe u përmbys në ujërat e qarkut Sinan, në provincën Jeolla Jugore mbrëmë vonë, sipas Ministrisë së Brendshme.

Tre anëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit u shpëtuan nga një anije pranë, por fati i nëntë të tjerëve, përfshirë dy të huaj, nuk dihet ende. Më shumë se dhjetë anije luftarake dhe tre avionë të Rojes Bregdetare dhe Marinës po kryejnë kërkime për të zhdukurit, ndërsa mësohet se shumica e anëtarëve të ekuipazhit besohet se ishin larguar nga anija para se të përmbysej.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yun Suk-geol, bëri thirrje për një përpjekje gjithëpërfshirëse në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe urdhëroi të mobilizohen “të gjitha burimet e disponueshme” për të zgjeruar zonën e kërkimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb