Një fëmijë dhe një grua janë gjetur të vdekur pasi një varkë u mbyt në ishullin grek Leros, në të cilën ndodheshin emigrantë.

Nga 41 të shpëtuarit, gjashtë fëmijë dhe dy të rritur janë dërguar në spital, ndërsa 33 persona të tjerë po strehohen në Qendrën e Identifikimit të ishullit.

Deri më tani nuk është sqaruar se sa persona ndodheshin në skafin I cila u mbyt, ndërsa kërkimet në zonën detare vijojnë nga tre mjete të portit dhe një helikopter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb