Sot është hapur java e 12-të e kampionatit me sfidën Flamurtari-Vllaznia në orën 18:00 . Vlonjatët e njëmijë e një problemeve kanë sfiduar Shkodranët të cilët janë treguar më cinik në stadiumin “Flamurtari”.

Në vlorë janë vendasit ato të cilët me vërshëllimën e gjyqtarit do të hidhen menjëherë në sulm. Sulme të njëpasnjëshme por që nuk finalizohen dot. Shkodranët duket sikur e kanë mendjen vetëm të mbrohen dhe janë të rralla daljet e tyre para. Kjo nuk ka shumë rëndësi pasi ligji i pashkruar i futbollit do të vërtetohet. Në qoftë se nuk shënon do ta pësosh. Një goditje dënimi që do ta gjej të përgjumur mbrojtjen e Flamurtarit, por jo Cicmil, që do të përfitonte në të 37-ën duke kaluar miqtë në avantazh. Pjesa e parë do të mbyllet me kaq.

Me fillimin e së dytës gjërat duken të njëjtë. Flamurtari është i pari që sulmon, kësaj here me synimin për të barazuar rezultatin. Bruno Telushi, Hair Zeqiri dhe Danilo Alvesh janë më të rrezikshmit, provojnë me të gjitha mënyrat por duket se nuk është dita e tyre. Një Vllazni që administron ashtu siç duhet minutat e lojës duke bërë që në fund të marrë një trepikësh në teransfertë.

Me këtë humbje Flamurtari renditet në vendin e parafundit me 7 pikë, ndërsa Vllaznia në të pestin me 15-të pikë të grumbulluara. Të dyja ekipet kanë nga një ndeshje më shumë se rivalët të cilët do të luajnë nesër.

(e.k/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: